Mourinho: Fitore e bukur ndaj Juves

Futboll

Mourinho: Fitore e bukur ndaj Juves

Më: 6 mars 2023 Në ora: 11:35
Mourinho

Roma e Mourinhos fitoi ndaj Juventusit me rezultatin 1-0 duke u rikthyer në vendin e katërt. Gjithsesi, Mourinho e ka mendjen te humbja ndaj Cremoneses ende.

“Jam ende i hutuar nga mënyra se si lujtëm ndaj Cremoneses. Natyrisht që jam i kënaqur me fitoren, por unë akoma nuk e kam tretur humbjen e kaluar sepse ishte një mur i vështirë për t’u kapërcyer. Ne duhej të mbanim më hsumë topin, duke u mbrojtur më poshtë për të shmangur kundërsulmet e tyre.”

Mourinho konfirmoi marrëdhënien e mirë me Allegrin: “Ne bëjmë mjaft shaka me njëri tjetrin, kemi kohë që flasim bashkë përmes mesazheve. Duhet të respektoj  zhgënjimin e tij, por më pëlqen se si luan Juventusit dhe jam i lumtur që i kemi larg tashmë me renditje.

Kur luajmë kështu, mund të arrijmë në Champions League, por kurrë nuk e dimë se cila Romë do të dalë në fushë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë tanë” u shpreh trajneri portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat