Bajrami nuk e fsheh entuziazmin pas golit

Futboll

Bajrami nuk e fsheh entuziazmin pas golit

Më: 6 mars 2023 Në ora: 22:54
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka gjetur sot golin e tij të parë me fanellën e Sasuolos, pas disa javëve ku kishte “flirtuar” shpesh me të.

Goli kishte shumë vlerë, pasi i realizuar në shtesën e ndeshjes, i dha tre pikët skuadrës së tij me shifrat 3-2 ndaj Kremonezes, Ndaj normalisht lojtari i kombëtares shqiptare ishte i gëzuar dyfish për këtë realizim.

Ky ishte një gol i rëndësishëm dhe një ndeshje e madhe e të gjithë skuadrës.

Duhet të vazhdojmë kështu. Rezultati 2-0 është gjithmonë i rrezikshëm, ata shënuan dy gola por ne reaguam mirë dhe kemi fituar. Ishte e rëndësishme për ne.

Kam gabuar 2-3 herë para portës disa javë më parë.

Sot hyri në portë dhe jam shumë i lumtur. Është një gol i rëndësishëm për mua me sytë nga ndesha e ardhshme. Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

Unë ndjehem shumë mirë këtu, djemtë më kanë pritur shumë mirë.

Ku mund të arrijë Sasuolo? Ne nuk shohim klasifikimin, vazhdojmë kështu”, tha pas ndeshjes Bajrami,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat