Nagelsman sfidon Mbappenë

Futboll

Nagelsman sfidon Mbappenë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:10
Nagelsman

Bayern Munih-PSG do të jetë pa diskutim kryef jala e takimeve të kthimit në kuadrin e fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët u treguan muskujt “Princërve” francezë, që në duelin e parë, ndonëse në pozitën e mysafirëve, aty ku Kingsli Koman i çkodoi sërish, pas atij goli të paharrueshëm në finalen e 2020-ës, e cila koincidon me trofeun e fundit të fituar nga Bajerni në arenën europiane.

Është fakt se kampionët e Bundesligës nuk ndodhen në formë optimale, ose më saktë nuk po japin më të mirën, shembulli më i qartë vjen nga sfida e fundit.

Shtutgarti, edhe pse jo në moment të mirë, arriti t’i vinte në vështirësi djemtë e Nagelsmanit, e përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të rekordmenëve gjermanë.

Gjithsesi, ky duel ka shërbyer si indicie pozitive në radhët e trajnerit, me protagonist Matajs de Ligt. Tekniku 35-vjeçar nuk do t’i ndalte fjalët plotë mjaltë kundrejt mbrojtësit “Tulipan”, i cili nuk realizoi vetëm detyrat defensive, por gjeti edhe golin.

Rritja e Matajs është e jashtëzakonshme. Nëse do të gjeja një term të përshtatshëm për ta përkufizuar do të ishte “zotëri” mbi mënyrën e interpretimit të lojës në repartin e prapavijës.

Ai djalosh shfaq siguri dhe besim jo vetëm në aftësitë poseduese, por edhe si lider i vërtetë.

Pikërisht faktori që na nevojitet në një moment kaq delikat. Ajo se çfarë e dallon nga pjesa tjetër e linjës në fjalë është dëshira e pafundme për të goditur në kuadratin mik, ashtu si filozofia ime e lojës, sulm total.

Goli ndaj Shtutgartit nuk ishte befasi, skema të tilla kanë rezultuar të suksesshme në manovrat e kryera nga De Ligt. Zelli dhe përpikëria fizike është bërë një me të, sidomos gjatë fazës së dytë të kampionatit. Përshtatja do kohën e vet dhe 23-vjeçari e ka kaluar atë etapë.

Dueli ndaj PSGsë kërkon të njëjtën maturi nga çdo futbollist yni, sigurisht Matajs e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë”, tha mes buzëqeshjeve ishtrajneri i Lajpcigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat