Bellingham që ta udhëheqë skuadrën drejt suksesit

Futboll

Bellingham që ta udhëheqë skuadrën drejt suksesit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:17
Bellingham

Trajneri Borussia Dortmundit, Edin Terzic, ka thënë se sot kualifikimi në Angli kundër Chelseas do të jetë i vështirë për skuadrën e tij.

Ndeshja e parë në tokën gjermane është mbyllur me rezultat minimal për "milionerët".  

"Ne të gjithë e dimë se ndonjëherë 2-0 nuk mjafton për të kaluar.

Në ndeshjen e parë, Chelsea nuk mori rezultatin që meritonte, ata na zunë në befasi disa herë, por nuk shënuan", ka thënë ai.

Terzic ka kërkuar nga anglezi Jude Bellingham që ta udhëheqë skuadrën drejt suksesit. 

Bellingham kryeson listën e golashënuesve të Dortmundit me katër gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon. 

"Të gjithë e dinë potencialin e tij. Ai gjithashtu pati mundësinë të zgjidhte Premier League kur erdhi tek ne, por ai zgjodhi Dortmundin. Ai na ndihmon ne dhe ne e ndihmojmë atë.

Ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne, ai është një lider i yni. Ne kemi nevojë për një paraqitje të mirë prej tij", ka thënë Terzic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat