Mallorca heq dorë nga ankesa për Muriqin

Futboll

Mallorca heq dorë nga ankesa për Muriqin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:17
Muriqi

Real Mallorca ka hequr dorë nga ankesa për Vedat Muriqin.

Klubi spanjoll po planifikonte të ankohej për kartonin e verdhë që e mori sulmuesi i Kosovës ndaj Elches, por që ishullorët panë pak mundësi që të ndryshonte diçka.

Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Real Sociedadit në fundjavë pasi i ka marrë pesë kartonë të verdhë.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të pasi e ndali një top me dorën e shtrirë.

Kështu, 28 vjeçari do të mungojë në ndeshjen që do të luhet të dielën në “Son Moix”.

“Pirati” i ka munguar deri tash Mallorcës në tri ndeshje dhe në të tria rastet ky ekip ka pësuar humbje.

Kjo e konfirmon faktin se Mallorca nuk mund të jetojë pa Muriqin dhe trajneri Javier Aguirre frikësohet se i njëjti “fat” mund ta ndjek ekipin e tij edhe në duel me Sociedadin.

Vedat Muriqi i ka realizuar 10 gola në këtë sezon me Mallorcan dhe është lojtari kryesor i ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat