Sulmuesi i Kosovës bën namin në Slloveni, nis procedurat për pasaportë shqiptare

Futboll

Sulmuesi i Kosovës bën namin në Slloveni, nis procedurat për pasaportë shqiptare

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:42
Mirlind Daku

Mirlind Daku vazhdon të shënojë me breshëri në Slloveni.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Mura, realizoi dy gola që i dhanë fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Mariborit.

Për 25-vjeçarin, i cili u ngjit në kuotën 13 realizime në 23 ndeshje sheh veten të luftojë për “Këpucën e Artë” në Slloveni, teksa rival është vetëm Vipotnik i Mariborit me 14 gola.

Mirlind Daku, i cili kaloi te Mura, pas eksperiencës në Kroaci tek Osijek, është kandidat gjithashtu për të veshur bluzën e Kombëtares së Shqipërisë.

Madje, po punohet intensivisht që futbollisti nga Kosova (ka luajtur edhe me Ballkanin e Kukësin) të pajiset me pasaportën shqiptare dhe të jetë pse jo nën urdhrat e trajneri Silvinjo për eliminatoret e “Euro 2024".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat