Reagon mbrojtësi i Bayernit

Futboll

Reagon mbrojtësi i Bayernit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:55
Bayerni

Matajs de Ligt do të gjente rrugën e rrjetës me Bajernin dhe do t’u jepte fund kritikave nga analistët se ai nuk është një mbrojtës i përshtatshëm për ambiciet e rekordmenëve gjermanë.

Ish-lojtari i Juventusit nuk do ta kalonte pa zhurmë këtë moment pozitiv që po përjeton me bavarezët:

“Dëshira për të goditur në kuadratin rival është shumë e madhe dhe këtë detaj e kam treguar edhe tek Ajaksi. Periudha pas Botërorit më ka bërë të reflektoj në shumë drejtime.

E pranoj se nuk ka qenë e lehtë për mua t’i shikoj shokët e kombëtares në veprim, teksa ngroh stolin.

Nëse i referohem gjysmës së parë të sezonit me Bajernin, me atë aktual, ndryshimi gjendet në avancimin tim.

Fillimisht mbajta rolin strikt të mbrojtësit qendror me detyrën e spastrimit të zonës, ndërsa në këtë pikë jam më ofensiv dhe i sigurt në veprimet që kryej, pasi daljet mbartin edhe rrezikun me vete.

Ambicia është që të jemi në krye të fronteve pjesëmarrëse.

Përballja ndaj Parisit ka vlerë tejet të rëndësishme mbi objektivat tanë. Besoj se si grup jemi të pathyeshëm, është koha ta vërtetojmë”, përfundoi lojtari me numër 4 i gjigantëve nga Mynihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat