Modriç synon “Euro 2024”

Futboll

Modriç synon “Euro 2024”

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:21
Luka Modriç

Nënkapmion Bote me Kroacinë dhe një nga pikat kyçe më të rëndësishme të Realit të Madrid-it, bëhet fjalë pikërisht për Luka Modriç.

Njeriu shembull që ka treguar se vitet dhe numrat e moshëss në futboll mbeten veç të tilla dhe nuk janë aspak një tregues se kur përfundon karriera e një futbollisti.

Dy ditë pasi Cristiano Ronaldo zbuloi se ende synon të luajë në “Euro 2024”, në Gjermani, u bë publike edhe deshira e Luka Modriç-it për të shkuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe më pas për të përfunduar karrierën e tij, raporton kështu “Daily Mail”.

Tani në moshën 37-vjeçare, Modriç është ende një gur themeli i Real te Madridit dhe gjithashtu i kombëtares kroate, të cilën ai e ka përfaqesuar tashmë në 152 ndeshje.

Duke e pasur parasysh formën e mirë fizike, stafi mjekësor i Kombëtares kroate ka konstatuar se “gjeniu” mund ta përballojë pa problem moshën e shtyrë dhe të jetë pjesë e Evropianit të ardhshëm, për t’u tërhequr më pas nga Kombëtarja.

Pas përfundimit të kampionatit Botëror Luka Modriç nuk kishte dëshirë të prononcohej mbi të ardhmen e tij pasi ishte në një fazë dyshimi mes vazhdimit dhe tërheqjes së tij, por nga ana tjetër tashmë ka shprehur një tjetër dëshirë dhe për aq kohë sa fiziku i tij e lejon këtë gjë kjo padyshim që mund të jetë e rrealizueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat