Chelsea - Dortmund, formacionet

Futboll

Chelsea - Dortmund, formacionet

Më: 7 mars 2023 Në ora: 19:51
Chelsea - Dortmund, formacionet

Chelsea - Dortmund është një nga sfidat më të ekuilibruara të këtij raundi në Ligën e Kampioneve, pasi të dy skuadrat duket se kanë shanse thuajse të barabarta të vazhdojnë më tej.

Borusia Dortmund ka fituar 1-0 ndeshjen e parë, por ky rezultat ka lënë gjithçka të hapur për kthimin në Londër ku skuadra e drejtuar nga Graham Poter do të tentojë të përmbysë sfidën ne favorin e saj.

Trajneri ka lënë në stol një nga blerjet e bujshme te janarit, ukrainasin Mudrik, duke preferuar që të hedhë nga minuta e parë në fushë treshen Zhoao Feliks-Havertz-Sterling.

Nga ana tjetër, Terziç përgjigjet me Haller të mbështetur nga një mesfushë shumë ofensive ku gjenden Rojs, Brandt dhe Bellingam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat