Çudit mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Futboll

Çudit mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:26
Frederik Veseli

Frederik Veseli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka çuditur me një intervistë të dhënë së fundmi për “Ottochannel”.

Futbollisti i Beneventos, një skuadër e ndërtuar për t’u ngjitur në Serinë A, por që tani rrezikon rënien në C, ka argumentuar se ekipi ishte përgatitur për lojë cilësore që ky kampionat nuk e ka.

“Ndoshta edhe ne po paguajmë pak këtë mungesë cilësie, që nga fillimi i sezonit deshëm të mbështeteshim te cilësia jonë.

Ne jemi më të përshtatshëm për të bërë futboll të bukur se sa të bëjmë futbollin e SudTirol.

Ideja do të ishte që të kishim mentalitetin që kemi sot, duke përdorur cilësitë tona për të bërë diferencën, shpresojmë t’ia dalim por këtë vit gjithsesi Seria B nuk është shumë cilësore.

Mendoj se as Frosinone kryesues nuk bën një futboll të mirë, Breshia luan mirë por Frosinone është konkret. Askush në këtë vit nuk po bën një lojë të shkëlqyer.

Ne po kalojmë një moment të vështirë, nuk e prisnim në fillimin e sezonit, por për fat të keq po shkojnë gjërat kështu dhe duhet të punojmë për të përmbysur tendencën.

Shpresojmë t’ia dalim me punë, përkushtim dhe shpirtin e sakrificës, për të arritur sa më parë objektivin

Sipas meje mund të shpëtojmë por episodet në çdo ndeshje ndikojnë shumë.

Çdo ndeshje duhet të jetë një finale, është kështu prej dy-tre ndeshjesh. Nuk shqetësohemi nga kalendari, kemi bërë një klasifikim të ndeshjeve të ardhshme për të kuptuar se sa fitore, barazime e humbje mund t’i lejojmë vetes.

Kur mbeten 15 ndeshje nga fundi duhet të ishin 5-5-5.

Jemi të vendosur për t’ia dalë”, shpjegoi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat