Havertz: Gjyqtari më lejoi të rigjuaja penalltinë dhe isha pak nervoz

Futboll

Havertz: Gjyqtari më lejoi të rigjuaja penalltinë dhe isha pak nervoz

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:49
Havertz

Kai Havertz ishte protagonisti i ndeshjes së sotme mes Chelsea dhe Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve, teksa ndihmoi skuadrën e tij të merrte një fitore të rëndësishme me shifrat 2:0, që mjaftuan për kualifikimin.

Gjermani gaboi një penallti por gjyqtari e lejoi që të gjuante përsëri dhe ai të dytën e çoi në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

“Çfarë mendova pasi më tha të gjuaja përsëri? Nuk e di.

Gjyqtari më lejoi të rigjuaja penalltinë dhe isha pak nervoz. Por unë shënova dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

U mundova të ndalesha  dhe të shihja portierin, teksa pashë që do të shkonte përsëri nga i njëjti krah, ndaj e dyta ishte pak më e lehtë.

Ne kemi humbur shumë ndeshje, Liga e Kampioneve është një turne i rëndësishëm dhe i fundit në të cilin jemi në garë, ndaj duhet të japim gjithçka.

Ne duam që të fitojmë këtë kompeticion përsëri dhe të fitojmë disa ndeshje në kampionatin anglez”, tha sulmuesi gjerman pas përfundimit të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat