Ishi i Milanit vlerëson mentalitetin te Benfica-s

Futboll

Ishi i Milanit vlerëson mentalitetin te Benfica-s

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:56
Taarabt

Klubi i Benficës mund të konsiderohet pa frikë si një nga modelet më të suksesshëm vitet e fundit sa i takon futbollit europian.

Portugezët rezultojnë një shembull në menaxhim teksa në sezonet e fundit kanë mbyllur me sukses operacione si Joao Felix, Ruben Dias, Darwin Nunez dhe Enzo Fernandez.

Transferime që klubit i kanë sjellë të ardhura marramendëse klubit.

Së fundmi, portugezët siguruan edhe kualifikimin në çerekfinalet e Champions League teksa eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 7-1 Club Brugge.

Të gjitha këto arritje nuk janë të rastësishme, të paktën kështu e mendon Adel Taarabt.

Ish-futbollisti i Milanit ka qenë pjesë e radhëve të Benficas për shtatë vite dhe së fundmi shprehet se në klubin portugez diferencën e bën mentaliteti. Taarabt shprehet se futbollistët tek Benfica nuk e kanë mendjen te modelet dhe se kontrolli nga drejtuesit e klubit është shumë i theksuar.

“Në momentin që lojtarët grumbullohen në hotel, të vendosin një byrzylyk që tregon vendndodhjen e secilit lojtar. Ata dinë edhe orën kur futbollistët flejnë gjumë.

Klubi është shumë i avancuar në këtë teknologji, është çmenduri. Të shumtë janë ata që dyshojnë në nivelin e futbollit portugez.

Por, unë e kam thënë gjithmonë që Ruben Dias do t’i surprizojë të gjithë.

Në vitin e parë ai ishte lojtari më i mirë në Premier League. Lojtarët te Benfica janë shumë të përgatitur mentalisht, jeta e tyre është e fokusuar te futbolli.

Aty nuk ka jetë nate, janë shumë familjarë dhe nuk i harrojnë prindërit e tyre.

Atje lidhen me të dashurat e tyre që në moshën 13-vjeçare, nuk janë djem që shkojnë pas modeleve apo vajzave të rrejteve sociale. Ata kanë një mentalitet shumë ndryshe”, u shpreh TaarabtTaarabt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat