Allegri: Nesër duhet të fitojmë

Futboll

Allegri: Nesër duhet të fitojmë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:28
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur në mikrofonat e “Sky” në prag të ndeshjes kundër Freiburgut, në ndeshjen e parë të 1/16 së Champions League.

“Kemi përballë një ekip të katërt në renditje, të pamposhtur në grup. Ne duhet ta sjellim fitoren në shtëpi sepse do të ishte e rëndësishme të shkosh në Gjermani me një fitore.

De Sciglio sigurisht që nuk është i disponueshëm, Pogba është në dispozicion, por do ta konfirmoj nesër në mëngjes, Alex Sandro është gjithashtu i disponueshëm.

Chiesa apo Di Maria? Më duhet ende të vendos, edhe sepse do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne të dielën.

Ne nuk do të kemi Kean të skualifikuar dhe për këtë arsye midis të enjtes dhe të dielës duhet të menaxhoj sulmuesit në mënyrën më të mirë të mundshme duke pasur parasysh dy ndeshjet e ngushta”, ka thënë Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat