Idrizi: Janë pikë shumë të vlefshme për ne

Futboll

Idrizi: Janë pikë shumë të vlefshme për ne

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:49
Idrizi

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar të madhe fitoren kundër rivalit për mbijetesë, Drenicës, në Skenderaj, në kuadër të javës së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Minatorët morën një fitore të madhe në udhëtim te Drenica, fitore e cila i largoi nga zona që i rrëzon një kategori më poshtë.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e mitrovicasve, Idrizi, i cili ka thënë se është i lumtur me këto pikë shumë të vlefshme.

E kemi ditur se do ta kemi një ndeshje të vështirë për shkak se përballë kishim rivalin direkt për mbijetesë”, ka thënë fillimisht Idrizi.

“Kemi përgatitur ekipin të mos humb, po arritëm ta fitojmë ndeshjen.

Kishim raste në pjesën e parë për ta fituar ndeshjen, por jam shumë i lumtur edhe me këtë fitore”.

“Janë pikë shumë të vlefshme për ne.

Kemi punuar shumë me pjesën e sulmit dhe jam i lumtur për golat e shënuar”, përfundoi trajneri mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat