Kulusevski: Ja si duhet të mbahem mend

Futboll

Kulusevski: Ja si duhet të mbahem mend

Më: 8 mars 2023 Në ora: 17:07
Kulusevski

Përpara ndeshjes së Champions League kundër Milan-it, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave, mesfushori i Tottenham-it, Dejan Kulusevski, foli për faqen zyrtare të UEFA-s për objektivat në karrierën e tij, por edhe për trajnerin Antonio Conte.

Për trajnerin dhe seancat stërvitore jashtëzakonisht intensive, suedezi tha: “Nuk kam takuar kurrë një njeri me një kulturë pune si ai.

Gjëja që më befasoi më shumë është pjesa fizike, si të shkosh në palestër pothuajse çdo ditë: duke dalë, duke vrapuar.

“Pas kësaj ai thotë se ka një tjetër stërvitje pasdite. Mendon se ke mbaruar plotësisht, por pas dy orësh je atje duke vrapuar për më shumë orë dhe duke bërë përsëri 10 km.

Është kënaqësi. Është çmenduri të thuash, por ndonjëherë vuajtja është një ndjenjë e mirë”.

Duke folur për ambicien e tij, megjithatë, Kulusevski shtoi: “Unë dua të fitoj titujt dhe trofetë më të rëndësishëm, si Kupa e Botës dhe Champions League.

“Dua të kujtohem si një djalë që fitoi shumë, por i respektoi të gjithë, një shok i mirë i cili gjithmonë punoi shumë në stërvitje dhe i ishte gjithmonë mirënjohës Zotit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat