Cancelon nuk e duan as te Bayerni

Futboll

Cancelon nuk e duan as te Bayerni

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:27
Cancelo

Cancelon nuk e duan as te Bayerni.

Pas një grindjeje me trajnerin Pep Guardiola, portugezi u transferua në mënyrë të befasishme te gjigantët bavarezë në Gjermani. Megjithatë edhe aty, mbrojtësi portugez nuk pritet të qëndrojë gjatë.

Sipas mediave pranë klubit gjerman, në marrëveshjen e huazimit është parashikuar e drejta e blerjes për shifrën e 70 milionë eurove.

Kjo shumë konsiderohet mjaft e lartë nga bavarezët, që duket se ia kanë bërë të qartë edhe Cancelos, se nuk kanë ndërmend ta paguajnë në fund të sezonit.

Për më tepër, duket se mbrojtësi portugez nuk ka bindur as trajnerin Nagelsmann.

Ndonëse e nisi me dy asiste në dy ndeshjet e para, Cancelo ka përfunduar në stol tashmë, pasi duket se nuk u përgjigjet ideve të trajnerit bavarez.

Në këto kushte, Cancelo do të presë fundin e sezonit për t’u rikthyer te Manchester City, me shpresën që ndonjë klub tjetër do të paguajë për të blerë kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat