Milani në presion

Futboll

Milani në presion

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:42
Pamje nga ndeshja Milan - Tottenham

Dueli mes Totenhemit dhe Milanit në Ligën e Kampioneve d të jetë një sfidë shumë e luftuar dhe shifrat tregojnë që të sy skuadrat janë në kërkim të thyerjes së rekordeve në këtë sfidë, por edhe tabuve që zgjasin prej shumë vitesh. Në vijim keni disa nga statistikat më interesante të duelit.

Në ndeshjen e parë, Totenhemi pësoi humbjen e parë në pesë ndeshje kundër Milanit (2F, 2B) në kompeticionet europiane. Në dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi kundër kuqezinjve, anglezët kanë fituar 2-1 (prill 1972) dhe barazuan 0-0 (mars 2011).

“Djalli” ka fituar vetëm një nga 21 ndeshjet e fundit në transfertë kundër skuadrave angleze në kompeticionet europiane (7F 13 B): një fitore 1-0 kundër Mançester Junajtidit në “Old Trafford” në shkurt 2005. Kuqezinjtë kanë humbur të gjitha tri ndeshjet e fundit jashtë në Londër me rezultat të përgjithshëm 9-1.

“Spurs”-at kanë përparuar në dy nga tri takimet e fundit europiane pasi kanë humbur në ndeshjen e parë, kundër Ajaksi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve 2018-‘19 dhe kundër Paços de Ferreira në kualifikimet e Ligës së Konferencës 2021-‘22.

“Djalli” është eliminuar vetëm në tri nga 21 ndeshjet e mëparshme me eliminim direkt të Kupës Europiane/Ligës së Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë: kundër Fejenordit (1969-70), Deportivo La Korunjës (2003-‘04) dhe Barcelonës (2012-‘13).

Milani ka fituar tri ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve, hera e fundit që arriti më shumë fitore radhazi në një sezon të vetëm në turne ishte midis shkurtit dhe prillit 2005 (5). Kuqezinjtë nuk i kanë fituar të dyja ndeshjet e një faze të vetme me eliminim direkt në kompeticion që nga çerekfinalet 2004-‘05 kundër Interit.

Totenhemi ka pësuar golin e parë të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e tij në Champions këtë sezon, duke mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e tjera (2-0 kundër Marsejës, 0-0 kundër Frankfurtit).

Herri Kejn ka shënuar vetëm një herë në shtatë ndeshje të Ligës së Kampioneve këtë sezon, pasi ka shënuar 20 gola në 24 paraqitjet e tij të para në turne. Sulmuesi anglez ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Champions të luajtura në Londër.

Olivier Zhiru ka qenë i përfshirë në gjashtë gola në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në Champions, dy herë më shumë se çdo lojtar tjetër i Milanit këtë sezon (4 gola dhe 2 asistime). Sulmuesi francez shënoi gjashtë gola të turneut për Çelsin në 2020-‘21 dhe pesë për Arsenalin në 2015-‘16 dhe mund të bëhet francezi i dytë që shënon të paktën pesë gola në një sezon të vetëm për tri klube të ndryshme, pas Tieri Henrisë (Monako, Arsenal dhe Barcelona).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat