Vëmendja tek Anderlecht - Villareal dhe Fiorentina - Sivasspor

Futboll

Vëmendja tek Anderlecht - Villareal dhe Fiorentina - Sivasspor

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:07
Fiorentina

Pas spektaklit në sfidën mes Lazios dhe Az Alkmaar, të enjten do të luhen edhe përballjet e tjera të raundit të 1/8-ve në Conference League.

Kompeticioni më i ri i krijuar nga UEFA është futur në fazën më vendimtare të sezonit, teksa janë disa sfida që spikasin.

Anderlecht – Villarreal mund të konsiderohet si përballja më e fortë e fazës së 1/8-ve në Conference League.

Me petkun e favoritit, jo vetëm për të avancuar më tej, por edhe për të triumfuar në finalen e Pragës, spanjollët duket të kalojnë pengesën belge.

Sfida e parë në “Lotto Park” do të jetë një betejë e vërtetë, për faktin se Anderlechti e tregoi se në shtëpi është një kockë e fortë.

Skuadra e Riemer përmbysi Ludogorets në 1/16-tat. Pas humbjes në transfertën bullgare, belgët në shtëpi u kualifikuan më tej falë penalltive.

Në anën tjetër Villareal e mbylli në vendin e parë në grup dhe për spanjollët do të jetë prova e parë në fazën me eliminim direkt.

Pas një ecurie negative me katër humbje radhazi në kampionat, skuadra e Setien u rikthye dhe në dy ndeshjet e fundit në La Liga ka triumfuar.

Në anën tjetër, Anderlecht në kampionat po zhvillon një sezon me luhatje. Aktualisht renditet në vendin e 10-të, jashtë çdo objektivi.

Një përballje tjetër e fortë që pritet të dhurojë spektakël është edhe Fiorentina me Sivassporin.

Ekipi i Vincenzo Italianios vjen nga një moment pozitiv. Në ndeshjen e fundit në Seria A fituan kundër kampionëve në fuqi të Milanit, ndërsa tani vëmendja zhvendoset në Conference League.

Fiorentina, ashtu si Villarreali, kuotohet si një favorite për ta fituar këtë edicion. Megjithatë klubi italian nuk do ta ketë të lehtë përballë turqve të Sivassporit.

Sivasspori bëri mjaftë mirë në grupe, teksa e mbylli në vendin e parë , por tani bëhët e vështirë pasi përballë do të ketë një nga klubet favorite.

25-vjeçari po kalon një formë të mirë dhe është rikthyer vendimtar, teksa në kompeticionin e Conference League është në rrugën e duhur për t’u shpallur golashënuesi më i mirë.

Për turqit e Sivasspor do të jetë hera e parë që do të përballen me një ekip italian në fazën me eleminim direkt në një kompeticion europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat