Në fushë Juventus, United dhe Arsenali

Futboll

Në fushë Juventus, United dhe Arsenali

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:41
Orari i Europa League

Pas Champions League, mbrëmjen e sotme do të luhen sfidat e radhës në Europa League dhe Conference League.

Në Europa League spikat dueli mes Juventusit dhe Freiburgut.

Bardhezinjtë kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, ndërkohë që ekipi gjerman do të tentojë befasinë. 

Image

Orari i Conference League

Manchester United nuk pritet ta ketë aspak të thjeshtë pasi sonte në mbrëmje do të presë Real Betis, teksa synon që të krijojë një avantazh të mirë që nga dueli i parë.

Roma e Mourinhos do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj Real Sociedad, me aktin e parë që do të luhet në Itali. Arsenali pas formës së shkëlqyer që po kalon në kampionat, nuk do ta ketë aspak të thjeshtë ndaj Sportingut.

Në Conference League, ndeshja Fiorentina-Sivasspor do të vendoset nga një katërshe shqiptare e drejtuar nga Enea Jorgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat