Ballkani - Drita, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani - Drita, formacionet zyrtare

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Ballkani do të takohet me Dritën në kuadër të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat e para në renditje përballen në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kampioni në fuqi i Kosovës është vetëm dy pikë para në tabelë dhe kjo ndeshje do të thotë shumë për dy skuadrat.

Në dy sfidat e para të këtij edicioni, bilanc më të mirë ka Drita me një fitore 0-2 dhe barazim në Gjilan 2-2.

Ky super derbi do të gjykohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Genc Nuza së bashku me asistentët e tij Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni, derisa në VAR do të jenë Erdal Zasella dhe Kastriot Peci.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Ar.Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Kuc, Emerllahu, Korenica, Gripshi, Rrahmani.

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Limani, Vitija, Blakcori, Broja, Namani, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Simonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat