Tottenhami në krizë

Futboll

Tottenhami në krizë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:29
Conte e Pochetinno

Tottenhami në krizë.

Pas një sezoni me ulje-ngritje, skuadra e Antonio Contes është jashtë garës për ta mbyllur sezonin me një trofe.

I vetmi objektiv i mbetur është vendi i katërt në Premier League për tu kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League.

Në kampionatin anglez, gara për titullin kampion është thuajse e mbyllur, pasi renditja e tregon më së mirë këtë gjë, me Arsenalin dhe Man City që do të luftojnë deri në fund për të triumfuar në Premier League.

Gara bëhet akoma më interesante për  vendin e tretë dhe të katërt që të dërgon në Champions League. Janë katër skuadra që do të luftojnë deri në fund për një vend në kompeticionin më të rëndësishëm evropian: Man. United, Tottenhami, Liverpooli dhe Newcastle.

Me fitoren e fundit kundër “Djajve të Kuq”, Liverpooli ngushtoi diferencën me tri pikë ndaj Tottenhamit të vendin të katërt, mbi të gjitha “të kuqtë” kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërsa skuadra e Antonio Contes u mund nga Wolves, duke lëshuar sërish terren.

Së fundmi, Tottenhami u eliminua edhe nga Champions League nga Milani.  Ndërsa në fillimin e muajit Mars, Spurs-at u eliminuan edhe në Fa Cup, pasi u mundën nga Sheffiield Utd, duke hequr dorë nga një mundësi e mirë për të fituar një trofe.

Nisur nga situata që po përjeton Tottenham, sirenat e alarmit bien për Antonio Conten. Italianit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe me shumë mundësi nuk do t’i rinovohet.

Pas eliminimit nga Champions League, Contes i kanë dalë kundër edhe tifozët e ekipit, që kërkojnë rikthimin e Mauricio Pochettino-s.

Mediet britanike kanë raportuar se tifozët e “Spurs”,pas ndeshjes me Milanin,  kanë kënduar në kor këngën e famshme që i është dedikuar trajnerit argjentinas në periudhën 5-vjeçare të tij te Tottenhami.

“Ai është magjik dhe ju e dini”.

Ky ishte kori i tifozëve drejtuar drejtuesve të Tottenhamit. Pochettino vijon të jetë i papunë që prej largimit të tij nga PSG.

Argjentinasi ia doli mbanë ta dërgonte klubin londinez deri në finalen e Championsit në sezonin 2018-2019, por pa sukses, pasi në fund triumfoi Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat