Skuadra shqiptare po stabilizohet! Pika e fituar në Nikshiq ndaj Sutjeskës, jep optimizëm 

Futboll

Skuadra shqiptare po stabilizohet! Pika e fituar në Nikshiq ndaj Sutjeskës, jep optimizëm 

Nga: K. G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 20:09
Pamje nga ndeshja Sutjeska - Deçiqi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, po stabilizohet me rezultate pas një serie të zezë në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.

Pika që fituan dje në Nikshiq, duke luajtur baras (1:1) me Sutjeskën, i jep optimizëm për sfidat e radhës.

Francezi Sahli goditi rrjetën në tuzjanëve në minutën e 78-të, duke kaluar në epërsi Sutjeskën.

Futbollisti Drashko Bozhoviq ka evituar humbjen e skuadrës shqiptare, duke shënuar në minutën e 86-të. 

Pas javës së 24-të. Sutjeska kryeson me 45 pikë dhe Deçiqi renditet në vend të pestë me 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat