Kaos në Zagreb, tifozët e Dinamos sulmuan përkrahësit e Zdravko Mamiqit

Futboll

Kaos në Zagreb, tifozët e Dinamos sulmuan përkrahësit e Zdravko Mamiqit

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2023 Në ora: 23:19
Zdravko Mamiq

Tifozët e Dinamos së Zagrebit sulmuan përkrahësit e Zdravko Mamiqit pas përfundimit të asamblesë së këtij klubi në hotelin “Sheraton” të Zagrebit.

Sipas mediave kroate, dy huliganë kanë sulmuar Ivo Shushekun para hotelit, ndërsa tifozët kanë tentuar të arrijnë edhe te Damir Zoriqi teksa ai po jepte një deklaratë për mediat.

Asambleja e rregullt e Dinamos, ku duhej të zgjidhej drejtuesit e rinj, u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

Kundërshtarët e drejtuesve aktualë të klubit u larguan nga salla pas dy orësh diskutimesh, duke penguar kështu vazhdimin e asamblesë.

Një pjesë e anëtarëve të larguar nga Kuvendi janë me Zdravko Mamiqin.

Klubi ka lëshuar një deklaratë dhe ka bërë të ditur se Mirko Barishiç, presidenti aktual dhe rivali i Zdravko Mamiqit, do ta udhëheqë klubin deri në dhjetor, kur duhet që të mbahet asambleja e re. Ai do të ndihmohet nga Vlatka Peras dhe Dario Shimiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat