Interi luan kundër Spezias pa Correan e Skriniar

Futboll

Interi luan kundër Spezias pa Correan e Skriniar

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:35
Joaquin Correa

Dy futbollistët e Interit, sulmuesi Joaquin Correa dhe qendërmbrojtësi Milan Skriniar nuk do të paraqiten në ndeshjen kundër Spezias të premten në Serie A pasi ende u duhet ta marrin veten nga lëndimet, ka bërë të ditur trajneri i klubit nga Milano, Simone Inzaghi. 

Interi që gjendet në pozitën e dytë, pesëmbëdhjetë pikë prapa Napolit, do të luajë kundër Spezias që gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë. 

"Correa është rikthyer për stërvitje me grupin, por nuk do të jetë i disponueshëm për Spezia.

Fatkeqësisht, Skriniar është ende jashtë, por shpresoj se ai mund të bashkohet me ne për stërvitje të shtunën", ka thënë Inzaghi.

 "Ne po mësojmë të përballojmë pa Skriniarin sa më mirë që mundemi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat