Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Jordi Albës

Futboll

Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Jordi Albës

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:57
Caio Henrique

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi Jordi Alba pritet të largohet së shpejti. Katalanasja “Sport” shkruan se drejtuesit e klubit të LaLiga-s e kanë identifikuar një objektiv për prapavijën.

Ai është braziliani Caio Henrique, i cili aktivizohet me skuadrën e Monacos në kampionatin francez.

Prej tri sezonesh 25-vjeçari është titullar i rregullt dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Atleticos së Madridit në Spanjë, por pa mundur të aktivizohet në ekipin e parë.

Për shërbimet e Caio Henrique interesohet edhe Evertoni, por sigurisht që Barcelona është opsion më joshës për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat