Marseille nuk e blen, portugezi do të kthehet tek Arsenali

Futboll

Marseille nuk e blen, portugezi do të kthehet tek Arsenali

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:16
Nuno Tavares

Marseille e ka marrë vendimin për të ardhmen e Nuno Tavares.

Francezët nuk do të nënshkruajnë një marrëveshje të përhershme me mbrojtësin e krahut të majtë, të cilin e kanë marrë në huazim nga Arsenali.

Portugezi po bën një sezon të mirë në Ligue 1, teksa ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola, duke qenë i dyti pas Alexis Sanchez në listën e golashënuesve të skuadrës.

Në verë Tavares do të kthehet tek Arsenali, që duhet të marrë një vendim për të nëse do ta huazojë sërish apo do ta mbajë në skuadër.

Aktualisht titullar në të majtë te “Topçinjtë” është Zinchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat