Ismet Munishi dënohet

Futboll

Ismet Munishi dënohet

Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:58
Ismet Munishi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka shqiptuar një dënim me gjobë për Ismet Munishin.

Trajneri i Prishtinës është gjobitur me 300 euro.

Ky dënim për Munishin vije pas ndeshjes Prishtina – Ballkani, pasi trajneri i kryeqytetasve akuzoi gjyqtarët për ndikim në rezultatin e kësaj ndeshjeje.

Ai gjithashtu akuzoi gjyqtarët që kanë ndikuar edhe në disa ndeshje tjera të këtij stinori.

“Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi , nr ID.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori.

Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat