Sadiku mbetet një alternativë

Futboll

Sadiku mbetet një alternativë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:30
Armando Sadiku

Armando Sadiku është një tjetër futbollist, i cili ka dhënë shumë për Kombëtaren shqiptare dhe nuk dihet nëse mund të jetë në planet e Silvinjos apo jo.

Sulmuesi, i cili ka shënuar 12 gola si kuqezi, nuk u preferua nga Edi Reja për, pothuajse, dy vite.

Ndërkohë, tani është hapur një tjetër kapitull në ekipin kombëtar dhe nëse Armando vazhdon të shënojë në Kategorinë e Dytë spanjolle mund të kemi edhe një rikthim.

Një lajm i mirë vjen nga Spanja, aty ku Keidi Bare është bashkuar dhe ka kryer disa ushtrime me pjesën tjetër të grupit te skuadra e Espanjolit.

Mesfushori u dëmtua rënë në muajin dhjetor dhe ende është në fazën e rikuperimit, edhe pse kthimi në fushë nuk shihet tani afër.

Kështu të paktën raportojnë mediat pranë klubit spanjoll, teksa Bare me shumë mundësi do të jetë edhe një mungesë për Silvinjon në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat