Real Madrid - Espanyol, formacionet

Futboll

Real Madrid - Espanyol, formacionet

Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:28
Logo e Realit dhe Espanyolit

Në më pak se 1 orë, në mitikun “Santiago Bernabeu”, vendasit e Real Madrid do të presin rivalët e Espanyol, në një përballje të vlefshme për javën e 25-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën e zakonshme 4-3-3. Në portë Courtois e para tij në mbrojtje, Carvajal, Militao, Nacho Fernandez dhe Camavinga.

Për “dirigjimin” e lojës në mesfushë janë pozicionuar Tchouameni, Luka Modrid dhe Toni Kroos, ndërsa sulmi është “shpërthyes” me 3-shen “latine”, Valverde, Rodrygo, Vinicius Junior.

Në krahun tjetër tekniku Diego Martinez ka vendosur t’i bëjë ballë “furisë galaktike” me formacionin 4-4-2. Në portë është vendosur Pacheco, me Cabrera, Montes, Gomez dhe Gil të vendosur përballë tij.

Në krahët e mesfushës janë pozicionuar Sergi Darder dhe Ruben Sanchez, ndërsa në qendër janë vendosur Gragera dhe Vinicius Souza, ndëra 2-shaj e sulmit i është besuar danezit Martin Braithwaite dhe spanjollit Joselu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat