Skocezët e lavdërojnë shqiptarin që nuk donte të luante në Rusi, që përfaqëson Malin e Zi

Futboll

Skocezët e lavdërojnë shqiptarin që nuk donte të luante në Rusi, që përfaqëson Malin e Zi

Nga: K. Goca Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:51
Sead Hakshabanoviç

Futbollisti i Celtic-it, Sead Hakshabanoviç (me 8 mars shënoi) shënoi një gol të bukur ndaj Hearts-it në fitoren 3:1, ndërsa mediat skoceze shkruajnë se ai është në kulmin e formës para pjesës kyçe të sezonit.

Po ashtu kombëtarja malazeze është në pritje të ndeshjeve të para në eliminatoret për Kampionatin Evropian, kundër Bullgarisë dhe Serbisë më 24 dhe 27 mars

“Herën tjetër do të shënoj”, -  pat thënë javën e kaluar përfaqësuesi i Malit të Zi dhe anësori i Celtic-it, Sead Hakshabanoviç.

Shtatë ditë më vonë, sulmuesi 23-vjeçar goditi  bukur nga e majtë, e cila u drejtua në krahun e kundërt të portës së rivalit dhe i ‘vuri flakën’ mediave skoceze.

Katër gola, katër asistime, në 17 paraqitje në ligë për Celtic, tre ndeshje në Champions League, një trofe i fituar në Kupën e Ligës javën e kaluar - gazetat skoceze janë plot lavde për shqiptarin Sead Hakshabanoviç, 23 vjeç, i cili po luan sezonin e tij të parë me Celtic.

"Presion? E adhuroj”, ka thënë Hakshabanoviç në një prononcim për “Daily Rekord” nga Glasgou.

“Përparimi i Hakshabanoviç në Celtic është penguar nga lëndimi, por sulmuesi anësor 23-vjeçar tani është në kulmin e tij në një fazë vendimtare të sezonit, kur skuadra e tij është nëntë pikë para në krye të Ligës Premier dhe para çerekfinales së FA Cup, sërish kundër Hearts”, shkruan ‘Daily Record’.

Hakshabanoviç erdhi këtë verë nga Rubini i Rusisë për 1.7 milionë euro. Ai nuk donte të luante në Rusi sezonin e kaluar për shkak të luftës, ndaj u huazua te Djurgarden.

Hakshabanoviq ka luajtur 30 ndeshje për kombëtaren e Malit të Zi. Ai është 23 vjeç dhe vetëm 23 lojtarë kanë veshur më shumë se një herë fanellën e kombëtares në historinë e kombëtares malazeze.

Ai ka lindur në Suedi dhe është rritur në Halmstad, por si një 18-vjeçar dhe një talent i madh, ai u transferua në West Ham, të cilët e huazuan në Malaga, më pas u kthye në Suedi - Norrkoping, para se të transferohej në Rubin.

“Finalja e Kupës së Ligës ishte e pabesueshme. Më pëlqen çdo sekondë e asaj ndeshjeje.

Ka vend në dritare tim për më shumë trofe”, theksoi ai.

“Si lojtarë, kjo është ajo që duam, të fitojmë të gjitha ndeshjet, të fitojmë trofe.

Deri më tani kemi një, këtë sezon ka mundësi edhe për dy”, thotë ai.

“Por ne duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje, të punojmë shumë në stërvitje, sepse këtu fillon gjithçka.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të bëjmë gjithçka që na kërkon trajneri”, - thotë Sead Hakshabanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat