Inzaghi rrezikon shumë

Futboll

Inzaghi rrezikon shumë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 16:49
Inzaghi

Ishte një natë makthi në La Spezia për Inter-in e Simone Inzagh-it.

Një disfatë që befason dhe dhemb. Dhe nëse nga njëra anë Napoli rrezikon të arratiset sërish në +18 (lufta për titullin praktikisht ka përfunduar prej muajsh) nga ana tjetër ajo që tërheq vëmendjen te zikaltrit është e ardhmja e Simone Inzaghi-t.

Sepse kritikat ndaj trajnerit të Piacenza vazhdojnë të shtohen me shpejtësi marramendëse, edhe rezultat i zgjedhjeve që çuan në kolapsin e mbrëmshëm.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë, do të jetë një natë e keqe”, tha trajneri pas ndeshjes, duke u kapur pas skuadrës së tij për të dalë nga një moment i vështirë.

Dhe tani ziakltrit kanë një poker angazhimesh të jashtëzakonshme, duke filluar nga ndeshja e madhe e Champions League kundër Porto-s.

Më pas Juventusi dhe Fiorentina në kampionat dhe së fundi sërish skuadra e Allegrit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia. Por është në Estadio do Dragao që Inzaghi do të luajë të ardhmen e tij në krye të Inter-it.

Sepse, në rast eliminimi nga Champions League, shanset që ai të shkarkohet menjëherë po rriten gjithnjë e më shumë. Dhe Interi do ta kishte parasysh tashmë planin për trajnerin e ardhshëm që do të zëvendësonte ish-teknikun e Lazio-s. Cristian Chivu, menjëherë, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Ish-mbrojtësi i zikaltërve, aktualisht trajner i ekipit të të rinjve, do të mundohej të drejtonte skuadrën deri në verë kur të mbërrijë trashëgimtari i vërtetë i Inzaghi-t. Dhe emrat, me përqindje dukshëm të ndryshme të suksesit për nënshkrim, janë dy.

I para, më i mundshmi, është ai i Thiago Motta-s. Sipas kontratës me Bologna-n deri në vitin 2024, nëse do të mbërrinte telefonata nga klubi i Zhang-ut, ai do të paketonte valixhet për mundësinë më të madhe të karrierës së tij. Ëndrra, ndoshta e destinuar të mbetet e tillë, quhet Antonio Conte.

Kostot për ta parë atë sërish tek Inter duken të larta për momentin, pavarësisht skadencës së afërt të kontratës me Tottenham-in. Në futboll, megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Dhe ndërkohë, e ardhmja e Inzaghi-t do të vendoset brenda pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat