Kjo është nota për Amir Rrahmanin në Itali

Futboll

Kjo është nota për Amir Rrahmanin në Itali

Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:30
Amir Rrahmani duke festuar

Napoli triumfoi me rezultatin 2-0 në kampionat përballë Atalantës, në duelin ku protagonist u bë dhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, që shënoi golin e dytë për napoletanët në minutën e 77-të, duke fituar kështu derbin me Berat Gjimshitin, që për fat të keq, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 44-t.

Kapiteni i Kosovës, ishte një nga më të mirët në fushë për Napolin, teksa u vlerësua me notën 7.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”

. Ndërkohë paraqitje pozitive edhe për Gjimshitin, edhe pse qëndroi vetëm një pjesë në fushën e lojës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7 nga “Sofascore”.

Rrahmani fitoi 7 nga 10 duelet me kundërshtarët, si dhe spastroi  5 herë zonën.

Ndërkohë në krahun tjetër, Gjimshiti, ndërpreu 3 aksione, fitoi 2 nga 4 duelet si dhe spastroi 2 herë zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat