Rrahmani pas golit: Ne kënaqemi në fushë

Futboll

Rrahmani pas golit: Ne kënaqemi në fushë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:34
Rrahmani

Në javën e 26 të kampionatit italian Napoli mposhti 2:0 Atalantën duke hedhur kështu një hap të sigurtë drejt titullit.

Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar i Kosovës, Amir Rrahmani.

“Djemtë bënë një punë të shkëlqyer. Ishte kënaqësi të luaja sot, veçanërisht kundër një ekipi si Atalanta. 

Tre pikët morën jo aq lehtë.

Po kalojmë një sezon të mrekullueshëm dhe këtë e ndjen edhe mbështetja e furishme e tifozëve. 

Po flasim për Scudetton? 

Po, po flasim brenda ekipit, nuk do ta mohoj", - tha ai për calcionapoli1926.it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat