Valverde: Me Barçën ndeshje e veçantë për mua

Futboll

Valverde: Me Barçën ndeshje e veçantë për mua

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:33
Valverde

Barcelona do të luajë në një transfertë të vështirë këtë fundjavë, në “San Mames” përballë Bilbao-s.

Trajneri i baskëve, Ernesto Valverde do të ketë përballë ish-skuadrën e tij dhe në konferencën për shtyp ai deklaroi se katalanasit i vlerëson në maksimum, por do të luaj vetëm për fitore.

“Kemi disa probleme, por ne do të zbresim në fushën e lojës për të marrë maksimumin.

Përballë Barcelonës do të jetë një ndeshje speciale për mua, por në fushën e lojës, kujtimet zerohen.

Ata kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe janë shumë të fortë fizikisht. I kemi studiuar dhe duhet të jemi maksimalisht të vëmendshëm në minutat e para, sepse ata janë të rrezikshëm në fillim dhe më pas administrojnë.

Duhet të futemi në fushën e lojës me një ego që në tunel.” – tha Valverde.

Trajneri 59-vjeçar ka drejtuar më parë katalanasit për tri vite, 145 ndeshje, skuadër me të cilët triumfoi dy herë në La Liga.

Barcelona qëndron në vendin e parë me 62 pikë, ndërsa Ath.Bilbao pozicionohet në vendin e nëntë me 33 pikë dhe prezantohet pas tri javësh pa fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat