Ancelotti paralajmëron futbollistët e tij

Futboll

Ancelotti paralajmëron futbollistët e tij

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:42
Ancelotti

Carlo Ancelotti u ka thënë lojtarëve të tij që të mos jenë të vetëkënaqur përpara përballjes me Liverpoolin në mesjavë.

Dy skuadrat në fjalë do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, më 15 mars, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Anfield” u fitua nga gjiganti spanjoll me rezultatin 2:5.

Ancelotti ka folur për këtë përballje, teksa tha se duhet pasur kujdes duke kujtuar sezonin e kaluar, kur Real Madridi rrezikoi të eliminohej nga Chelsea.

“Ne kemi përvojën e vitit të kaluar kundër Chelseat. Ne kemi një avantazh, prandaj jemi favoritë, por duhet të luajmë edhe 90 minuta të tjera me të njëjtin qëndrim si në ndeshjen e parë”, u shpreh italiani.

“Ne kemi një avantazh, por nuk mund të mendojmë të menaxhojmë lojën, duhet të luajmë 90 minuta në nivelin më të lartë”, shtoi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat