Amir Rrahmani në zemrat e tifozëve të Napolit

Futboll

Amir Rrahmani në zemrat e tifozëve të Napolit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:21
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Napolit ndaj Atalantas në Serie A.

Përpos që shfaqi stabilitet në mbrojtje, futbollisti ia doli të shënonte edhe gol në fitoren 2:0 ndaj Atalantas.

Përfaqësuesi ynë realizoi me kokë në minutën e 77-të pasi e mori një top nga Elif Elmas, derisa paraprakisht në minutën e 60-të kishte realizuar Kvaratskhelia.

Goli i ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit dhe Veronës i gëzoi tej mase tifozët napolitanë pasi ishte edhe gol i qetësisë dhe i tri pikëve të mëdha.

E spikeri i stadiumit e përmendi si tradicionalisht tashmë emrin e lojtarit që shënon gol, në këtë rast “Amir”, kurse krejt stadiumi brohorisnin disa herë “Rrahmani”.

Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, ndërsa njëri prej më meritorëve për këtë sukses të jashtëzakonshëm që po vjen është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat