Bohli nuk ka ndërmend të ndalet së shpenzuari

Futboll

Bohli nuk ka ndërmend të ndalet së shpenzuari

Më: 12 mars 2023 Në ora: 12:58
Frenki De Jong

Investimet nga Tod Bohli te Çelsi duket se nuk kanë fund, me presidentin e “Bluve” që po mendon që tani për merkaton e verës.

Siç bën me dije “Football Insider”, klubi nga Londra tashmë është vënë në ndjekje të mesfushorit të Barcelonës, Frenki De Jong.

Holandezi ishte në planet e presidentit amerikan dhe verën e shkuar, por ai zgjodhi që të qëndronte te Barcelona.

Kësaj radhe pritet të jetë më e vështirë për 25-vjeçarin, pasi duket se Barcelona do të transferojë në verë Ilkai Gyndogan dhe gjërat do të bëhen më të vështira për të.

Në garë për De Jong vazhdon të jetë dhe Mançester Junajtid, me trajnerin Erik Ten Hag që vazhdon të këmbëngulë që ta ketë në skuadër bashkombësin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat