Malisheva në festë, hesht Prishtinën 

Futboll

Malisheva në festë, hesht Prishtinën 

Nga: K.G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja Prishtina - Malisheva

Malisheva ka marrë tre pikë që peshojnë shumë në udhëtim, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Prishtinës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Djelmoshat e kryetrajnerit të prof. Bylbyl Sokoli, treguan lojë të mirë dhe e heshtën Prishtinën në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Malishevën realizuan Sobowale (7’) e Hazrollaj (81’) dhe për Prishtinën shënoi Shefiti (84’).

Duhet theksuar se nga minuta e 49-të Prishtina mbetet me një lojtar me pak, Ramadani përjashtohet nga loja.

Prishtina është në vend të 4-të me 32 pikë dhe Malisheva ngritet në të shtatin me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat