Inzaghi kërcënohet me shkarkim

Futboll

Inzaghi kërcënohet me shkarkim

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:19

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të shkarkohet nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”.

Italianët shprehen se drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me rezultatet dhe ecurinë e skuadrës në javët e fundit.

Klubi nga Milano ka regjistruar dy humbje në tre javët e fundit, ndaj Bolonjës dhe Spezias.

Interi ka mundur 1:0 Porton në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Portugali.

“Inzaghi do të shkarkohet nëse Interi nuk arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, përfundon e përditshmja italiane.

Inzaghi mori Interin në qershor 2021.

Klubi milanez aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Serise A me 18 pikë më pak se Napoli i vendit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat