Werder Bremeni dështon përballë “Aspirinave”

Futboll

Werder Bremeni dështon përballë “Aspirinave”

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:48
Skuadra e Leverkusenit feston

Werder Bremeni, edhe pse shënoi i pari, nuk ia doli të merrte pikë në sfidën shtëpiake kundër Leverkusenit.

2-3 në favor të “Aspirinave” u mbyll takimi në “Weserstadion”, ku u luajt një sfidë mjaft emocionuese deri në sekondat e fundit.

Goli me penallti i Fullkrug në të 85-ën i vlejti vetëm për statistikë Werderit, që mbetet në mesin e tabelës (vendi i 11-të) me 30 pikë, katër më pak se Leverkuseni.

Më herët Frieburgu iu imponua 2-1 Hoffenheimit me gola të Eggestein dhe Doan, duke zhvlerësuar finalizim e Stiller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat