Katër ndeshje pezullim për Casemiron

Futboll

Katër ndeshje pezullim për Casemiron

Më: 12 mars 2023 Në ora: 22:17
Casemiro e Antony

Casemiro u përjashtua me karton të kuq në mes të pjesës së parë të ndeshjes së Manchester United kundër Southamptonit në “Old Trafford”.

Ish-lojtari i Realit të Madridit e kishte marrë një karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Alcarazit, por arbitri u njoftua nga VAR-I, duke pasur parasysh se goditja ndaj Alcaraz ishte e denjë për një të kuqe direkt.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq Casemiro që kur mbërriti në Premier League. Përveç kësaj, duke qenë se bëhet fjalë për një faull të rëndë, pezullimi do të jenë katër ndeshje.

Një pezullim i tillë do të vijë në një moment shumë delikat të sezonit. “Djajtë e Kuq” luftojnë për zonën Champions League, por njëkohësisht duan t’i shfrytëzojnë të gjitha shanset për të triumfuar në Premier League, ku Arsenali është i shkëputur ndjeshëm.

“Fatkeqësisht, mesfushori tani do të duhet të vuajë dënimin me katër ndeshje në të gjitha garat vendase, duke filluar nga përballja e së dielës së ardhshme kundër Fulhamit, në “Old Trafford” në Kupën FA”, shkruan klubi i United në një postim në rrjetet sociale.

“Casemiro ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në Evropë dhe nuk kishte marrë kurrë karton të kuq.

Tani ai ka dy në Premier League. Mungesa e tij nuk është problem.

Ne do të kujdesemi për këtë. Kjo ndeshje u ndikua nga arbitri.

Casemiro luan deri në kufi, por brenda rregullave. Është i ashpër, por i drejtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat