Marseille lë dy pikë në Velodrome ndaj Strasbourgut

Futboll

Marseille lë dy pikë në Velodrome ndaj Strasbourgut

Më: 12 mars 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja

Marseille nuk shkoi më shumë se një barazim në “Velodrome” përballë Strasbourgut me rezultatin 2-2.

Sfida prodhoi episode të shumta, teksa miqtë dominuan në pjesën e parë.

Strasbourgu krijoi disa raste të mirë ku vlen të përmendet ai i minutës së 26-të, ku Delaine i vetëm përballë portierit goditi jashtë.

Pas vetëm tri minutash skenën e rrëmbeu Balerdi.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali në mënyrë të parregullt lojtarin e Strasbourg.

Për më shumë se 60 minuta Marseille luajti me 10 lojtarë, por skuadra e Tudor reagoi dhe gjeti rrugën e rrjetës me Mbemba në fillimin e fraksionit të dytë.

Portieri i Strasbourg ndali godtijen e Malinovskit, por topi u kthye në një asist për mbrojtësin e krahut, i cili e kishte të lehtë për ta dërguar në rrjetë. Golin e dytë për Marseille e shënoi Alexis Sanchez. Ky i fundit fitoi një penallti dhe e shëndërroi po vetë në gol.

Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Strasborugu realizoi dy herë me Aholou. 28-vjeçari fillimisht rihapi ndeshjen me njç gol nga brenda zonës. Ndërsa menjëherë më pas realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme.

Pas këtij barazimi Marseille mbete forcë e dytë e kampionatit me 56 pikë, ndërsa Strasbourg ngjitet në vendin e 17- të me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat