Milani pranë “ish”-it të Interit

Futboll

Milani pranë “ish”-it të Interit

Më: 14 mars 2023 Në ora: 13:28
Milani

Mateo Kovacic mund të largohet në verë nga Chelsea, që ka mundësinë e fundit për ta shitur mesfushorin para se të dalë lojtar i lirë.

Kroati, së fundmi, i është ofruar klubit italian të Milanit. Mediat në Gadishullin Apenin shkruajnë se ka pasur edhe një takim në Londër.

Takimi ndodhi gjatë mesjavës, kur kuqezinjtë u përballën me Tottenham në Champions League.

Maldini e Massara e kanë pritur mirë dëshirën e Kovacic për t’u rikthyer në Milano, ku më parë ka luajtur me Interin.

Drejtuesit e kuqezinjve do të shohin aspektin financiar, për të ndërmarrë hapin tjetër drejt kroatit.

28-vjeçari, i cili fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në Katar 2022, përfiton 3.2 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat