Osmani: Ky është moment pozitiv 

Futboll

Osmani: Ky është moment pozitiv 

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:41
Osmani

Shkëndija e Tetovës duket se kapin ritmin e duhur në moment të qëlluar, pasi fitores së mesjavës 3:1 ndaj Rabotniçkit dhe të dielën me 2:1 përballë Akademia Pandevit.

Dy golat e Çinarit ishin të mjaftueshëm për fitoren e 10-të sezonale, derisa pas 23 xhirove në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut shkojmë 5 pikë afër lideres, Strugës. 

Qatip Osmani, kryetrajner i Shkwndijes, ka thënë: “Sigurisht se të gjithë jemi të kënaqur. 

Edhe pse kjo ishte një ndeshje e vështirë, me një rival që kishte shumë lëvizje në merkato dhe është evidente se kanë ndërtuar skuadër cilësore.

Megjithatë mendoj se ne u përgjigjëm në mënyrë adekuate në atë çka kërkonte kjo ndeshje dhe plot meritë fituam takimin.

Ky është moment pozitiv.

Sigurisht se lojtarët e ardhur shkaku i ndryshimit të ambientit kanë nevojë për pak kohë për t’u përshtatur.

Mendoj se dalë ngadalë edhe ata vijnë në element”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat