Nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi

Futboll

Nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:16
Eden Hazard

Eden Hazard, transferimi rekord i Real Madridit, nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi. 

Futbollisti për transferimin e të cilit Real pagoi 115 milionë euro, luajti vetëm 296 minuta në sezonin 2019.

Hazard mbërriti në Real si një nga lojtarët më të mirë në botë, por që nga momenti kur u prezantua në “Santiago Bernabeu”, karriera e tij ka qenë në rënie të lirë. Këtë sezon, hera e fundit që ai ishte në fushë ishte në shtator.

Që nga ardhja në klubin madrilen (për shkak të serisë së lëndimeve që ndikuan në karrierën e tij por edhe ideve të trajnerit), ai ka vetëm 73 paraqitje, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar 11 asistime.

Pavarësisht situatës në të cilën ndodhet, Hazard nuk ka ndërmend të largohet nga klubi.

“Dua të qëndroj, këtë e kam thënë gjithmonë. Shpresoj të luaj dhe të tregoj se mund të luaj ende në një nivel të lartë. Është normale që njerëzit të kenë dyshime, këtë e kuptoj”, ka theksuar Hazard.

Ai ka treguar gjithashtu se çfarë marrëdhënie ka me trajnerin.

“Ka respekt mes meje dhe Ancelottit dhe do të ketë gjithmonë. Duhet të respektosh një njeri si Ancelotti për gjithçka që ka bërë në karrierën e tij dhe atë që përfaqëson në futboll. Por nuk do të them se flasim”, tha Hazard.

Ai ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat