Shqipëria humbet një lider para Polonisë

Futboll

Shqipëria humbet një lider para Polonisë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:54
Shqipëria

Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen e datës 27 mars në transfertë ndaj Polonisë, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Mbrojtësi i kombëtares ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Atalantës ndaj Napolit në Serie A, teksa u detyrua të zëvendësohej në minutën e 44-të pas një problemi muskulor.

Pas testeve të fundit, rezulton se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në muskujt e kofshës së majtë me kohën e rikuperimit që shkon të paktën deri në dy javë.

Kështu, 30-vjeçari humbet ndeshjen ndaj Empolit ndërsa është i detyruar të qëndrojë edhe larg grumbullimit të kombëtares. I pari nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho.

Fat i keq për Gjimshitin dhe për kombëtaren duke parë rëndësinë, por edhe shkallën e vështirësisë së ndeshjes kualifikuese përballë Polonisë.

Ndërkohë, pritet që Gjimshiti t’i rikthehet fushave të blerta vetëm pas pauzës së kombëtares për të dhënë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit me fanellën e Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat