Ibrahimoviç s’di të ndalet, e do edhe kombëtarja

Futboll

Ibrahimoviç s’di të ndalet, e do edhe kombëtarja

Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:24
Ibrahimoviç

Mbyllja e karrierës duket ende larg.

Aq më tepër që në moshën 41- vjeçare ia kanë ende nevojën, e jo vetëm në klub.

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë ende i dobishëm për Suedinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i kombëtares, Jane Anderson, duke mos përjashtuar grumbullimin e sulmuesi i Milanit për ndeshjet kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit, të planifikuara në datat 24 dhe 27 mars, të vlefshme për kualifikimin në “Euro 2024”.

“E kisha thënë se nëse Zlatani do të ishte në formë dhe të jetë titullar, për personalitetin që ka pasur në takimet e fundit dhe për atë që ka treguar në aspektin e përkushtimit dhe lidershipit, mendoj se mundet të japë ende shumë”, ishin fjalët e tij për “Fotbollskanalen.se”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat