Real-Liverpool, flet Benitez: Mrekullitë mund të ndodhin

Futboll

Real-Liverpool, flet Benitez: Mrekullitë mund të ndodhin

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:11
Benitez

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për 1/16-ën e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli përballet me një detyrë tejet të vështirë, pasi që si vendas në “Anfield Road” pësoi humbje të thellë me shifrat 5:2.

Kualifikimi tutje do të jetë sfidë e madhe për Liverpoolin, por për ish-trajnerin e “Të Kuqve” dhe të Real Madridit, Rafa Benitez, mrekullitë mund të ndodhin në ndeshje të tilla.

Benitez tha se do të jetë tejet e vështirë për Liverpoolin për ta përmbysur rezultatin, por jo edhe e pamundshme.

“A do të jetë tejet e vështirë për Liverpoolin për ta përmbysur epërsinë e Real Madridit dhe të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve? Po. A do të jetë e pamundur? Jo. Mrekullitë mund të ndodhin, siç e dimë”, tha Benitez.

“Por, fakti se golat si mysafirë nuk aplikohen më është një gjë pozitive për Liverpoolin. Nëse do të pyesja, ‘A mund të shënoj Liverpooli tre herë në Bernabeu?’, atëherë shumë njerëz do të thonin ‘Po’”, shtoi më tej Benitez.

Benitez e udhëhoqi Liverpoolin drejt përmbysjes së rezultatit ndaj Milanit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005, ku asokohe në krye të Milanit ishte Carlo Ancelotti, që sot drejton Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat