Barcelona rrezikon ta humbasë me parametra zero

Futboll

Barcelona rrezikon ta humbasë me parametra zero

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:10
Gavi

Barcelona përballet me rrezikun real që ta humbasë Gavin falas verën e ardhshme.

Statusi i talentit të skuadrës katalanase është vënë në dyshim, pasi kontrata e 18 vjeçarit rrezikon të shpallet e pavlefshme.

Nëse kjo do të ndodhte do të thotë se një klauzolë që i lejon lojtarit të largohet falas në verë do të hynte në fuqi.

Kur Gavi nënshkroi një zgjatje të kontratës shtatorin e kaluar deri në vitin 2026 ai ishte ende i regjistruar si një lojtar i akademisë.

Marrëveshja e re përfshinte edhe një klauzolë. Aty saktësohej se futbollisti do të ishte i lirë të largohej me parametra zero nëse nuk do të regjistrohej si lojtar i skuadrës së parë deri në 30 qershor 2023.

Katalanasit mund ta ndryshojnë statusin e tij në atë të një lojtari të skuadrës së parë vetëm gjatë një sesioni të hapur të merkatos. Në fund të janarit klubi blaugrana nuk ia doli ta bënte diçka të tillë. La Liga saktësoi se kjo nuk mund të bëhej, pasi Barcelona ishte në shkelje të rregullave të limitit të lejuar për zërin e pagave.

Pak para se të mbaronte sesioni i merkatos së janarit, Barcelona kërkoi një shteg gjyqësor.

Drejtuesit e klubit vepruan pa dijeninë e La Liga-s. Ata u përpoqën të detyrojnë organizmin rregullues të kompeticionit që ta regjistronte Gavin si një lojtar të skuadrës së parë.

Në fillim të kësaj jave, gjykata i është drejtuar me një dokument të dyja palëve, si Barcelonës dhe La Ligës. Aty theksohet se Barcelona ka përpiluar dokumentin për regjistrimin e Gavit pas skadimit të afateve të lejuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat