Inzaghi: Tani të festojmë historinë

Futboll

Inzaghi: Tani të festojmë historinë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:16
Inzaghi

Simone Inzaghi nuk ka pasur një fundjavë të lehtë, por kualifikimi i mbërritur ndaj Portos mund të hapë një faqe të re në sezonin e trajnerit dhe të Interit të tij.

“Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, djemtë janë treguar shumë të zotë.

Grupi është kompakt dhe e ka treguar këtë ndaj një skuadre që nuk është aspak e lehtë për t’u përballur.

Në fund kemi vuajtur të gjithë bashkë, por jam krenarë për këtë grup që ka hyrë në historinë e Interit.

Në futboll sigurisht që ndikon edhe fati, por mund të them që në bilancin e 180 minutave e kemi merituar plotësisht.

Kanë qenë dy ndeshje në të cilat nuk kemi pësuar asnjë gol dhe kemi treguar mentalitetin e duhur përballë Portos, që është një ekip i mësuar me këtë kompeticion. Tani do të luajmë çerekfinalet me shumë besim dhe do të jemi gati”, u shpreh trajneri.

Për sa u përket kritikave, Inzagi tha: “Kualifikimi si një hakmarrje? Jo, unë jam shumë i qetë.

Kur të vijë momenti për të folur, unë do ta bëj, sepse i detyrohem për këtë familjes sime. Ka shumë vite që jam pjesë e kësaj bote dhe e di mirë që kritikat vijnë gjithmonë, por po ashtu di prej kujt vijnë dhe cilat të dëgjoj.

Jemi të dytët në kampionat dhe kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë për të luajtur, dalëngadalë do të sistemohet gjithçka.

Të dielën do të luajmë një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Juves, por për momentin duhet të shijojmë këtë arritje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat